Pse u ndërpre takimi Trepça-Prishtina? - Bota Sot
Pse u ndërpre takimi Trepça-Prishtina?

Hendboll

Pse u ndërpre takimi Trepça-Prishtina?

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:38
Pamje ga një ndeshje Havolli

Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit për t’u përforcuar në pozitën e tretë në klasifikimin e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Drita të shtunën mbrëma në Gjilan e mposhti Llapin me tri gola dallim, 42:39, në ndeshjen e javës së 12-të të kampionatit të Kosovës. Pas pjesës së parë epërsia ishte nëntë gola në të mirë të gjilanasve, 23:14.
Drita është e treta me 18 pikë, kurse Llapi mbetet i fundit me dy pikë.
Dritën sërish e udhëheqi G. Misimi që shënoi plot 16 gola. R. Selmani realizoi 11 herë. Te Llapi u dallua B. Abazi poashtu me 16 gola.
Ndërkohë derbi i xhiros mes Trepçës e Prishtinës u ndërpre në minutën e 40-të, kur rezultati ishte 25:19 në të mirë të mysafirëve. Pas një dueli erdhi te një konflikt mes lojtarit të Trepçës Lindrit Fetahu dhe atij të Prishtinës, Kreshnik Krasniqi. Fetahu e goditi me kokë Krasniqin, ndërsa më pas u krijua një tollovi ku u përfshinë edhe lojtarë tjerë të të dy ekipeve. Në fushën e lojës u futën edhe disa shikues të pandërgjegjshëm, por që sipas zyrtarëve të ndeshjes nuk kanë sulmuar ndonjë lojtar apo drejtues të ekipit mysafir. Pas hyrjes së shikuesve në fushë, gjyqtarët e kanë ndërprerë ndeshjen. Ndërkohë janë thyer edhe disa xhama të autobusit të skuadrës së Prishtinës.

Drita – Llapi 42:39 (23:14)

Drita: Buqinca, Sylejmani, Misimi 16, Ramadani 1, Mehmeti 2, Syla 4, Selmani 11, Mustafi 5, Veliu 1, Azizi 2

Llapi: Mani, Y. Visoka 3, Idrizi 6, Bajrami 1, R. Visoka 3, Hasani 6, Abazi 16, E. Havolli, J. Mani 2, Muqiqi

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera