Serbia vajton humbjen nga shqiptarja - Bota Sot
Serbia vajton humbjen nga shqiptarja

Hendboll

Serbia vajton humbjen nga shqiptarja

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 11:19
Dijana Ujkiç

Përfaqësuesja e Serbisë është në shok, nuk mund ta përpinë ende humbjen nga Mali i Zi me rezultat 31:29, në Kampionatin Botëror.

Për Malin e Zi luan edhe shqiptarja, Dijana Ujkiç, e cila me bashkëlojtare festuan fitoren deri në orët e vona dhe kualifikimin, ku nesër në orën 20.45 do të ndeshen me Francën. Trajneri i Serbisë, Lubomir Obradoviq, vajton humbjen:

“Që kur jemi në Kupën e Botës, kjo ishte pa dyshim ndeshja më e dobët. Humbëm shumë topa”. Dijana me Malin e Zi pretendojnë të kalojnë edhe Francën, një sfidë e vështirë. Në fakt motra e Dijanës, Suzana luan për KHF Istogun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera