Besa vazhdon me fitore

Hendboll

Besa vazhdon me fitore

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 15:13
Pamje nga një ndeshje

Besa FamGas e ka fituar lehtë e thellë ndeshjen e mbetur të javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Kampionia aktuale në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Samadrexhën me rezultatin 32:11. Pjesa e parë e takimit përfundoi me shifrat 13:4 për pejanët. Kjo ndeshje është dashur të luhet më 24 nëntor.

Për Besën ishte fitorja e 13-të në po aq ndeshje të luajtura. Prinë në klasifikim me 26 pikë, dy më tepër se Prishtina që është e dyta. Samadrexha mbetet me vetëm dy pikë, në pjesën e poshtme të klasifikimit.

Plot 12 lojtarë realizuan gola për Besën e Arben Muqollit, ndërsa më efikasi ishte E. Gjuka me gjashtë gola. Për Samadrexhën shënuan pesë lojtarë. Më efikasi ishte A. Maloku me pesë gola.

Besa FamGas – Samadrexha 32:11 (13:4)

Besa FamGas: Curri, Berisha, Biljaka, Tafilaj 1, Dre. Tahirukaj 2, Tetova, Idrizi 4, Muqolli 4, Jupa 1, Shala 1, Dri. Tahirukaj 2, Kukrika 2, Ramosaj 4, Broqi 2, Gjuka 6, Megjiq 3

Samadrexha: Alb. Maloku, Bunjaku, Hyseni, A. Basholli 2, F. Maloku 1, B. Maloku, Sopjani, A. Maloku 5, Jashari 2, Aj. Basholli 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat