Besa e përfundoi vjeshtën pa humbje

Hendboll

Besa e përfundoi vjeshtën pa humbje

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 12:18
Pamje nga një ndeshje

Prishtina e ka fituar derbin e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kryendeshjen e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor, Prishtina në Gjilan e mposhti Dritën me rezultatin 37:32. Prishtinasit u shkëputën herët në rezultat dhe mbajtën epërsi konstante. Pjesa e parë e takimit u mbyll me shtatë gola dallim për Prishtinën, 21:14. Në palestër ishin rreth 600 shikues që krijuan atmosferë sportive.
Te Prishtina bindshëm lojtari më efikas ishte Deniz Terziqi me 11 gola. Dritën e udhëhoqi Rinor Selmani me 10 gola.
Prishtina stinorin vjeshtor e mbyll në pozitën e dytë me 26 pikë, përkatësisht me bilanc prej 13 fitore e një humbje. Humbjen e vetme e ka pësuar nga Besa FamGas. Drita mbyll pjesën e parë të kampionatit me 20 pikë, në vendin e tretë.
Kampionia aktuale, Besa FamGas e ka fituar edhe ndeshjen e 14-të rresht të këtij edicioni. Besa famGas në palestrën “Minatori” në Mitrovicë fitoi ndaj Trepçës me rezultatin 46:25. Besa do të dimërojë në krye me 28 pikë, kurse Trepça ka rënë në vendin e pestë me 13 pikë të mbledhura. Drilon Tahirukaj ishte më efikasi te pejanët me 14 gola kurse te “xehetarët” më efikasi ishte pivoti Sali Maxhera me tetë gola.
Se e shtuna ishte ditë e mysafirëve e dëshmoi edhe ndeshja mes Llapit e Vushtrrisë që u fitua nga vushtrriasit me rezultatin 35:30.

Drita – Prishtina 32:37 (14:21)

Drita: Salihu, Selmani 10, Syla 6, Mustafi 5, Buqinca, Veliu, Sylejmani, Ramadani 3, Misimi 5, Azizi 1, Mehmeti 2
Prishtina: Prekazi 6, Gashi, Esati, Dubovci 1, Berisha 1, Kastrati 4, Murtezi, Syla 1, Krasniqi 2, Ademi, Gjuka 5, Shahini, Shabani, Terziqi 11, Bajqinovci 4, Zherka 2

Trepça – Besa FamGas 25:46 (11:25)

Trepça: B. Terziqi, Tahiri, Ujkani, K. Terziqi, Mziu, Beqiri, Maxhera 8, Pllana, Shala, Nuhi 5, Qela, Klinaku 4, Basholli 3, Cimili 5, Sejdiu
Besa FamGas: Curri, Idrizi 3, Biljaka, Broqi 1, Gjuka 6, Jupa 5, Dri. Tahirukaj 14, Tetova, Megjiq 3, Dre. Tahirukaj 4, Ramosaj, Kukrika 1, Tafilaj 2, Muqolli 7, Berisha

Llapi – Vushtrria 30:35 (14:17)

Llapi: G. Mani, J. Mani, Y. Visoka 5, Idrizi 5, R. Visoka 1, Hasani 3, Abazi 11, Havolli, Bajrami, Hoxha 3, Beshiri, Maloku 2, Sylejmani
Vushtrria: Pllana, Hyseni, Selaci, Jashari 6, A. Karaqa 4, Musa 4, Meholli 1, Ademi 6, Mejzini 3, Fejzullahu, Gubetini 10, Karaqa 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat