Fitore e Kastriotit në ndeshjen përmbyllëse

Hendboll

Fitore e Kastriotit në ndeshjen përmbyllëse

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 10:57
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti e ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë në ndeshjen që përmbylli stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadra ferizajase të hënën mbrëma fitoi me rezultatin 44:33. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 20:13 në të mirë të Kastriotit.
Me këtë fitore Kastrioti përforcohet në pozitën e katërt me 15 pikë, dy më shumë se Trepça e Zhegra që janë në vendet pesë e gjashtë. Vëllaznimi është i teti me tetë pikë. I. Leka me 11 gola ishte më efikasi te gjakovarët, ndërsa 10 gola i realizoi E. Lluka. Te Kastrioti u dallua D. Haxhimusa me 10 gola. Katër lojtarë i shënuan nga gjashtë gola.
Ndeshjet tjera të javës së 14-të, të fundit për vjeshtë, u luajtën të shtunën e të dielen. Rezultatet e kësaj xhiroje janë: Drita – Prishtina 32:37, Llapi – Vushtrria 30:35, Trepça – Besa FamGas 25:46, Zhegra – Samadrexha 30:21. Kampione vjeshtore është Besa FamGas që ka fituar të gjitha 14 ndeshjet. Prishtina është e dyta me 26 pikë, ndërsa Drita e treta me 20.

Vëllaznimi – Kastrioti 33:44 (13:20)

Vëllaznimi: Luzha, Hasi, Mamusha 2, Leka 11, Peja 5, Lluka 10, Spahija 2, Fana, Pruthi, Nagavci 3

Kastrioti: Mehmeti, D. Dugolli, Rexhepi 4, Rudari 6, A. Dugolli 6, Mustafa 6, Selmani 1, Hoxha 6, Shabani 5, Haxhimusa 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat