Sa më shumë palestra sportive aq më mirë për klubet tona sportive.
Një palestrën që pritet të jetë e gatshme për pjesën pranverore pa dyshim është në qytezën e Istogut, e cila do t’i gëzojë sidomos klubet e sporteve me dorë në veçanti klubin e hendbollit Istogu që lufton për titullin e kampionit.
Faruk Shala, trajner i Istogut, ka thënë se me palestrën që u ndërtua dhe do të jetë e gatshme për pranverë, do ta shihni një Istog që shumë kush do t’ia ketë lakmi. Sipas Shalës, kapacitetin e ka për 1500 shikues.