Çerkini pritet të shpërthen për krizën e hendbollit

Hendboll

Çerkini pritet të shpërthen për krizën e hendbollit

Nga: K.Goca Më: 2 janar 2018 Në ora: 11:26
Sami Çerkini

Sami Çerkini ka qenë portier në tri periudha, në fund të viteve të 80-ta, pastaj në periudhën e viteve të 90-ta (kur u pavarësua sporti i Kosovës) dhe i pas luftës. Ai ka qenë në të vetmin klub, Kastrioti i Ferizajt.

Një periudhë edhe trajner dhe ishte shpallur më i miri nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Ka vite që hesht, por këtë vit ai pritet të shpërthen me ndonjë deklaratë në lidhje me krizën e thellë që po kalon qendra e hendbollit në shtetin tonë përkatësisht në Ferizaj.

Është fakt i çuditshëm se si heshtin brezin i artë i viteve të 80-ta përballë kësaj situate më të tmerrshme që kaloi hendbolli, madje viti 2017 mund të quhet viti më i errët i klubit Kastrioti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat