Turpi i një gazete në Serbi, ja si e quan Kosovën për një ndeshje ilegale të Serbisë!

Hendboll

Turpi i një gazete në Serbi, ja si e quan Kosovën për një ndeshje ilegale të Serbisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2018 Në ora: 14:25
Pamje nga një ndeshje

Media shoveniste serbe raportojnë me plot krenari se Superliga e Serbisë në hendboll i zhvillon ndeshjet në Kosmet dhe assesi nuk i thonë Kosovë. Skandali më i madh apo edhe turpi i pakufishëm është edhe gazeta e përditshme “Sportski Zurnal, ku raporton se skuadra e Obiliqit ka fituar në Kosmet!  Pra, ndeshja Mokra Gora -  Obiliq u luajt në Zubin  Potok të shtunën që e lamë pas (me 31 mars), në orën 19.00 dhe fiton Obiliqi me rezultat 28:25.

Image

Turpi i një shkrimit nga media serbe shoveniste

Askush nuk reagoi para se të zhvillohej kjo ndeshje dhe ajo u zhvillua dhe me lejen e kujt? Me lejen e Beogradit dhe jo të Kosovës,  dhe aq më keq edhe na quajnë Kosmet! 

Image

Ja ku u luajt ndeshja

Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka besim Hasanin kryetar, po ashtu edhe federatat tjera sidomos Federatës së Hendbollit të Kosovës, po i paraqesim dy kopje të ‘Sportski Zurnal’, që raporton Kosmet dhe në anën tjetër që ndeshja u luajt në Zubin Potok, para 400 shikuesve.  Sigurisht se federatat tona do të mendojnë se është ëndërr, por ky është realitet! Kjo ndeshje ka qenë e javës së 21-të të Kampionatit të Serbisë.  Kur hesht, normalisht se kuptohet që i përkrah garat ilegale të Serbisë në Kosovë, ndryshe nuk nuk shpjegohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat