Shabani: Dy ndeshjet e fundit me kundërshtar shumë të vështirë - Bota Sot
Shabani: Dy ndeshjet e fundit me kundërshtar shumë të vështirë

Hendboll

Shabani: Dy ndeshjet e fundit me kundërshtar shumë të vështirë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:33
Pamje nga një ndeshje

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës të martën kanë nisur përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë e Holandën, që janë të fundit në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti. Kombëtarja është e grumbulluar në Prishtinë, ku do të përgatitet për ndeshjet e 30 majit dhe 2 qershorit. Më 30 maj Kosova e pret Hungarinë në Ferizaj, ndërsa më pas udhëton për në Holandë.
Selektori Agron Shabani thotë se synimi është të tregohet lojë sa më e mirë ndaj dy përfaqësueseve shumë të forta evropiane. Kosova i ka humbur katër ndeshjet e deritashme dhe është e fundit (4) në grupin e shtatë. Nga Hungaria kishte humbur me 37:12, ndërsa nga Holanda me 40:12. Humbi dy ndeshje edhe nga Bjellorusia.
Selektori Shabani për dy ndeshjet e fundit ka disa vështirësi edhe në fondin e lojtareve.
“Dy ndeshjet e fundit i kemi me kundërshtar shumë të vështirë, me dy ekipet më të mira të Evropës. Rezultatet e dy ndeshjeve të para kundër këtyre ekipeve tregojnë për kualitetin që e kanë. Në këtë tubim jemi pak të dobësuar sa i takon kuadrit të lojtareve, por shkak të disa lëndimeve të tyre. Megjithatë ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin me shpresë se mund të arrijmë një rezultat sa më të mirë ndaj këtyre dy ekipeve. Presim të kompletohemi gjatë fundjavës. Ushtrimet momentalisht po zhvillohen me intenzitet, ndërsa ne po punojmë që të tregojmë lojë sa më të mirë”, ka deklaruar selektori Agron Shabani. Ai nuk mund të llogarit në këto ndeshje në kapitenen Leonora Demaj dhe në Xhevahire Salihajn.
“Demaj e Salihaj mungojnë për shkak të lëndimeve. Demaj e ka gjurin e lënduar. I kemi dy emra të rinjë në listë, Ardiana Merditajn dhe Adriana Salihun”, ka shtuar Shabani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera