Kosova para dy sfidave, me Maqedoninë dhe Malin e Zi

Hendboll

Kosova para dy sfidave, me Maqedoninë dhe Malin e Zi

Nga: K. Goca Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:44
Kosova para dy sfidave, me Maqedoninë dhe Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës U-20 që tri ditë ka filluar fazën e dytë të përgatitjeve dhe ato zhvillohen në Gjakovë. Synimi i Kosovës me trajnerin Fatmir Muhaxheri janë që të përgatiten sa më mirë për kualifikimet në Kampionatin Evropian U-20 në hendboll, që mbahet në Podgoricë nga data 20 korrik.

Pritet që deri në udhëtim (me 18 korrik) në Podgoricë të zhvillojnë 2-3 ndeshje miqësore me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Me Maqedoninë brenda dhe jashtë, kurse Malin e Zi në Rozhajë. Kosova bënë pjesë në grupin A, ku me 20 korrik përballet me Holandën, ndërsa më pas luan me Çekinë (22 korrik), Moldavinë (23 korrik), Austrinë (25 korrik), Bullgarinë më 26 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat