Kastrioti e godet Prishtinën, e la pa dy lojtarë dhe sjellë edhe një trajner

Hendboll

Kastrioti e godet Prishtinën, e la pa dy lojtarë dhe sjellë edhe një trajner

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:26
Abazi e Terziqi

Kastrioti i Ferizajt bëri goditjet e para dhe përvëluese, për faktin se Prishtinën e ka lënë pa dy lojtarë kryesorë. Ferizajasit përforcohen me Deniz Terziqin dhe kanë rikthyer pas një kohe Ben Sylën. Kryetari i klubit, Lulzim Abazi, beson se do të sjellin edhe përforcime të tjera që të ndërtojnë një ekip jo vetëm për titullin e kampionit të Kosovës por edhe të denjë për garat evropiane.

 “Premtimet e kryesisë së re të KH Kastrioti në krye me kryetarin Lulzim Abazi filluan të bëhen realitet, që në edicionin e ri 2018/19 do të jetë ndër skuadrat kryesore për titullin e Kampionit. Në zyret e FHK-së dhe të KH Kastrioti kryetari Lulzim Abazi arriti të bëjë marrëveshje me dy ‘bombarduesit’ e KH Prishtina dhe të Kombëtares së Kosovës, Deniz Terziqi dhe Beni Syla të cilët nënshkruan kontratat njëvjeçare me klubin elitë nga Ferizaj. Kryesia e re premton se ky është vetëm fillimi ngase ne ditët ne vijim pritet aderimi edhe i disa lojtarëve vendorë me të cilët janë në përfundim të negociatave.

Image

Abazi e Syla

Klubi po ashtu për shkak të paraqitjës sa më të mirë ne garat e EHF më saktësisht Challenge Cup do të angazhon edhe dy hendbollist nga shtetet e rajonit, KH Kastrioti ka arritur ujdi edhe me trajnerin e Kombëtares U20 të Maqedonisë Oliver Dimitrovski, kjo tregon përkushtimin tonë që ti kthejnë namin e dikurshëm klubit të qytetit te hendbollit”, bëhet e ditur nga klubit me renome.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat