Presim konkurrencë të fortë në hendboll - Bota Sot
Presim konkurrencë të fortë në hendboll

Hendboll

Presim konkurrencë të fortë në hendboll

Nga: Dervish Berisha Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:37
Dervish Berisha

Debate

Jemi në javën e parë të gushtit dhe shumica e klubeve e kanë të qartë se çka kanë brenda tyre dhe çfarë pretendojnë në edicionin e ri sidomos ato që do të na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare.  Shihen disa ekipe që kanë bërë lëvizje për ngritjen e nivelit dhe me disa përforcime, që mos të jenë më vetëm pjesëmarrës në Superligë, por të jenë konkurrent për vend të parë. Shihet një angazhim i mirë në Ferizaj, që me çdo kusht kryetari i klubit, zotëri Lulzim Abazi po tenton me përforcime që t’ia kthej vlerën që kishte Ferizaj dhe ishte dominues në hendbollin e Kosovës. Sipas asaj që shihet, do të ketë një rivalitet mes Besës kampione e shumëfishtë dhe Kastriotit ashtu, Prishtinës, por kjo e fundit nuk shihet se do të jetë e nivelit të KH Besës dhe KH Kastriotit.

Megjithatë besojmë se do të ndodhin edhe befasi të mira të ekipet tjera që munden dhe kanë mundësi të jenë të nivelit të lartë, që të janë rival i denjë i Besës, Kastriotit etj. Andaj presim që ky sezon të filloj me plot optimizëm dhe ne hendbolldashësit të shohim hendboll cilësor dhe atraktiv siç ishte para ca e ca viteve. Dhe mos të ndodh një kampion të luaj me vetëm 50 apo 70 shikues që kam pa në palestrat sportive, që ishte e dhimbshme për ekipet dhe vet hendbollin e Kosovës.

Shpresojmë që të kthehet shikuesi si dikur dhe të kënaqemi me hendboll kualitativ. Por sipas mendimit tim, për t’u mbush palestrat me spektator duhet të jetë sa më mirë prezantimi i ekipeve tona në arenën ndërkombëtare, që tani në shtator do të shihet sa e si është punuar. Andaj me lojëra të mira dhe fitore në arenën ndërkombëtare mund të kthehet shikuesi në tribuna sepse hendbolli vendorë e ka humbur vlerën që e kishte, tani është rasti i mirë i ekipeve tona që t’i tregojnë Europës që në Kosove çdo herë është luajt hendboll cilësor dhe nuk jemi fillestar por luajmë 60 vite hendboll.

Prandaj suksese të gjitha ekipeve në garat vendore dhe Europiane, pa dyshim se presim fitore dhe hendboll cilësor. Mbi të gjitha shihet se po lëvizet në rritjen e cilësisë, kur të rritet cilësia, shtohet rivaliteti dhe rritet edhe shikueshmëria nëpër palestra. Në vjeshtë do të shohim se cilat nga skuadrat mund të jenë në luftë për titullin e kampionit në Kosovë, por edhe si do të luajnë në garat evropiane. Hendbolli është sport me renome dhe gjithmonë ka sjellë emra të mëdhenj. Me pak investime do të zgjojnë kureshtje të madhe te dashamirët sportiv, që të jenë nëpër palestrat sportive dhe të kënaqën me artin e hendbollit.

Autori është hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...