Prishtina zyrtarizon Kabashin! Edi Kolgeci: Synojmë kreun - Bota Sot
Prishtina zyrtarizon Kabashin! Edi Kolgeci: Synojmë kreun

Hendboll

Prishtina zyrtarizon Kabashin! Edi Kolgeci: Synojmë kreun

Nga: Kemajl Goca Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:44
Prishtina zyrtarizon Kabashin! Edi Kolgeci: Synojmë kreun

Taib Kabashi pas disa viteve rikthehet kryetrajner i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt). Prishtina zyrtarizon Kabashin si trajner të ri dhe me synime që të luftojnë për kreun e tabelës. Ish përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Kabashi, paksa është i emocionuar që u rikthye në ekipin, me të cilin kishte arritur sukseset më të mëdha në periudhën e pasluftës. “Presidenti ynë ka arritur marrëveshje me trajnerin më të trofeshëm të hendbollit të Kosovës Taib Kabashi.

Image

Edi Kolgeci

Reformat në klub vazhdojnë nga ana e Edi Kolgecit dhe me rregullimin dhe organizimin infrastrukturorë do të vazhdohet me freskimin e klubit dhe prodhimin e hendbollistëve të rinj nga akademia e klubit, që starton sivjet, si dhe në grumbullimin e talenteve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë. Për këtë formohen edhe grupet e trajnerëve që do të punojnë me gjeneratat e reja si dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e fëmijëve dhe të rinjve në aspektin fizik, kondicional dhe shëndetësor. Trajneri i ekipit të seniorëve do të jetë Kabashi i cili prej vitit 2007 deri ne vitin 2013 ka qenë kryetrajner i kombëtares A, prej vitit 2013 deri 2016 ka qenë përzgjedhës i kombëtares A. Në vitin 2015, ai me kombëtare zuri vendin e 3-të në botë për shtetet në zhvillim për seniorë.

Tetë herë i shpallur trajner i vitit nga Federata e Hendbollit e Kosovës (për seniorë 2002-2003,2004-2005, 2006-2008 dhe 2013-2015). Po ashtu lojtarët që i janë bashkuar KH Prishtinës janë: Oltion Beshiri, reprezentues i kthyer nga Kroacia (në proces të kompletimit të dokumentacionit); Armir Agushi, portier i kombëtares A; Flakrim Beqiraj, portier i kombëtares U-20; Besian Abazi, reprezentues U 20; Atdhe Basholli, reprezentues U20; Rifat Visoka, 16-vjeqar, Arben Berisha - reprezentues U18; Redon Havolli, 16 - vjeçar. Vazhdojmë me shkollimin e gjeneratave të reja dhe besojmë që Akademia e KH Prishtinës do të formësojë hendbollistë edhe më kualitativ që do ta përfaqësojnë Prishtinën dhe shtetin e Kosovës denjësisht”, bëhet e ditur nga KH Prishtina.

 Presidenti i KH Prishtina, Edi Kolgeci, për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se synojnë kreun e tabelës dhe një paraqitje sa më të mirë në garat evropiane. “Kreu i tabelës është gjithmonë synim i KH Prishtinës. Më vjen mirë që nga viti i kaluar i kemi aktivizuar edhe klubet tjera në organizim dhe në ngritjen e nivelit të Superligës dhe tash besoj se do të kemi ligë më interesante. Synimi kryesor në planet afatmesme është përgatitja e gjeneratave të reja në klub si dhe do të tentojmë të paraqitemi sa më denjësisht në kupat evropiane, kundër ekipit ukrainas, ZNTU-ZAB Zaporozhye”, tha Kolgeci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...