Curri për një arsye largohet nga Besa FamGas! - Bota Sot
Curri për një arsye largohet nga Besa FamGas!

Hendboll

Curri për një arsye largohet nga Besa FamGas!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:43
Curri për një arsye largohet nga Besa FamGas!

Pritet konkurrenca të jetë më e fortë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkuj). Përveç Besa Famgas, Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Drita nga Gjilani, kanë bërë disa lëvizje dhe që premtojnë një edicion më të bereqetshëm se në edicionin e kaluar. Arbër Curri, prej portierëve më të mirë në vendin tonë, reprezentues i Kosovës, është larguar nga kampioni dhe fituesi i Kupës, Besa FamGas nga Peja. Curri ka treguar edhe arsyet për se u nda me Besën pas disa viteve dhe si e sheh hendbollin në përgjithësi.,

“Bota sot”: Cilat janë arsyet që u larguat nga Besa FamGas?

Arbër Curri: Arsyet e largimit nga KH Besa janë mos plotësimi i kushteve (paga ulët).

“Bota sot”: Ku mendoni ta vazhdoni karrierën, nga cilat klube keni oferta?

Arbër Curri: Vazhdimin e karrierës? Mendoj t’i shikoj mundësitë që kam dhe ofertat e klubeve që vijnë, pastaj  do të vendosi sipas kushteve.

“Bota sot”: Pas një kohe largoheni nga Besa, si i vlerësoni këto vite në këtë mjedis?

Arbër Curri: Gjatë tri viteve sa isha në KH Besa, vërtet kam

kujtime të bukura. Kam kaluar një kohë shumë të mirë dhe është një klub i madh që ka suksese, kështu që është klubi me i madhi në Kosovë për hendboll. Këtë e kanë argumentuar me sukseset e njëpasnjëshme të pasluftës.

“Bota sot”: Si e sheh hendbollin në përgjithësi, ka paksa rritje apo vazhdon të thellohet në krizë?

Arbër Curri: Hendbolli në Kosovë dita-ditës është duke përparuar dhe ka një  gjeneratë të mirë, vetëm duhet seriozitet dhe punë në klube. Sidomos këtë vit do të jetë një konkurrencë e ngushtë e klubeve sepse si KH Kastrioti, si KH Prishtina, si KH Drita kanë bërë përforcime dhe besoj që do të ketë ngritje në hendbollin tonë. Pa dyshim se do të jetë një konkurrencë e ngushtë mes këtyre klubeve.

“Bota sot”: Jeni edhe pjesë e kombëtares së Kosovës, a mendoni se ka një rritje të saj në vitet e fundit?

Arbër Curri: Jam pjesë e kombëtares së Kosovës dhe ka një ngritje shumë të mirë me të gjitha gjeneratat.

“Bota sot”: Çfarë i duhet me shumë hendbollit në vendin tonë?

Arbër Curri: Hendbollit në vendin tonë i duhet me shumë punë nëpër klube, të ketë financim dhe të punohet në mënyrë profesionale, që të kemi edhe më shumë suksese në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...