Tasholli, emër i ri te grupmoshat e reja të Kosovës - Bota Sot
Tasholli, emër i ri te grupmoshat e reja të Kosovës

Hendboll

Tasholli, emër i ri te grupmoshat e reja të Kosovës

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 15:56
Tasholli e Gjinovci

Florian Tasholli pritet t’i bashkohet ekipeve të grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës në hendboll në të ardhmen e afërt. Shtatlarti Tasholli ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe ka shprehur gatishmëri që të luajë për Kosovën në të ardhmen. Tani mbetet te trajnerët e grupmoshave të reja të vlerësojnë Tashollin dhe eventualisht të ftojnë atë.
Tasholli është i lindur më 28 janar të vitit 2003 në Heidenheim të Gjermanisë. Aktualisht është në grupmoshat e reja të klubit gjerman Steinheim. Është duke u zhvilluar si lojtar, ndërsa ka gjatësi të duhur për hendboll. Është i gjatë 190 centimetra dhe peshon 90 kilogramë.
Federata e Hendbollit të Kosovës mirëpret vendimin e Tashollit që të jetë në dispozicion të Kosovës dhe pret që njëjtë të veprojnë edhe lojtarë tjerë që bëjnë karrierë në vende evropiane. Ekipet kombëtare të Kosovës kanë qenë, janë dhe do të jenë të hapura për të gjithë lojtarët cilësorë nga Kosova, pavarësisht nëse ata bëjnë karrierë në klube të vendit apo në klube të huaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...