Serbi që viziton shpesh Ferizajn dhe për një arsye! - Bota Sot
Serbi që viziton shpesh Ferizajn dhe për një arsye!

Hendboll

Serbi që viziton shpesh Ferizajn dhe për një arsye!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:06
Radomir Tomoviq

Shumë shpesh vjen në qytetin e Ferizajt dhe takohet me ish gjeneratën e artë të hendbollit të viteve të 80-ta dhe me shumë miq! Ai është Radomir Tomoviq, i njohur me nofkën Llalla! Cilat janë arsyet që ai vjen nga Serbia dhe shpesh viziton Ferizajn? “Llalla jeton në Kragujevc, por në vitet e 80-ta ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Borcit të Ferizajt, tani Kastrioti. Arsye që vjen shpesh ai është se ka shoqëri dhe fortë e kalon mirë me shqiptarë”, tha një ish hendbollist që nuk do t’i përmendet emri. “Llalla para nëntë - dhjetë viteve ka qenë interesuar të bëhet edhe trajner i KH Kastriotit, por nuk e kanë emëruar asnjëherë.

Kam qëlluar edhe unë në një ndejë kur ka ardhur Llalla, jam befasuar se çfarë respekti kishin për të, bile jam befasuar me vetveten. Isha në shoqëri me të, kisha frikë se ata që e njohin se është serb, do ta humbi unë respektin, çudi pas disa minutave, erdhën plot shqiptarë (ish sportistë) dhe u përqafonin u çmallnin me Lllalën. Mbeta i habitur dhe u çlirova për një moment, se kisha frikë se po me shajnë ferizajasit si një njeri që rri me serbin!”, tregon ky burim.

Flitet se Tomoviqi mund t’ju organizohet edhe ndonjë pritje speciale në Federatën e Hendbollit të Kosovës! Një burim brenda FHK-së, tha se nuk ka asnjë gjasë që ai të pritet në mënyrë speciale as që iu intereson se kush është ai. Ferizaj për Llallën është një vend që po kënaqet dhe po relaksohet dhe sipas disave, nuk kalon shumë kohë dhe mërzitet për shokët e miqtë që i ka.

A di shqip Llalla? “Llalla e di shqipen, por nuk e flet, se ne flasim në gjuhën e tij, e përse ai të flet shqip. Ka respekt për shqiptarët”, tha ish hendbollisti.  “Më shumë kishte respekt ai kur rrinim në kafiteri se unë që jam i Ferizajt”, tha ky burim.

“Vërtet ka qenë lojtar i madh dhe nuk ia mohoj, por nuk e kuptoj sepse të gjithë po shkrihemi pas tij”, tha ish hendbollisti.    “Nuk ka asgjë të keqe që vjen Llala sepse kemi qenë bashkëlojtarë dhe edhe atëkohë u sjellë mirë me ne”, tha më tej.

Sipas disave Llalla në vitin 1991 deri në vitin 1999 sa ishte Kosova në okupimin serb, as që është interesuar ai se çfarë po bëjnë shqiptarët. “Nuk e mbajmë mend që Llalla është interesuar për ne shqiptarët se ku luajmë dhe çfarë bënim në kohën kur milicia serbe na ndiqte. Bile as që e kemi parë mes shqiptarëve apo të paktën të thotë: Mos i ngacmoni shqiptarët, se edhe ata janë njerëz dhe e duan sportin. Bile ta kishin thënë një fjalë publikisht në favor të shqiptarëve apo të na kish përkrahur. Sot e presin si president në Ferizaj”, thonë disa që e njohin mirë ish hendbollistin Tomoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...