Dyshes Xhema – Jahja i është besuar gjysmëfinalja

Hendboll

Dyshes Xhema – Jahja i është besuar gjysmëfinalja

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 13:20
Dyshes Xhema – Jahja i është besuar gjysmëfinalja

Dyshja e gjyqtarëve të Kosovës të hendbollit, Sherif Xhema – Besfort Jahja kanë drejtuar njërën prej dy gjysmëfinaleve të kampionatit evropian të Divizionit B për grupmoshën U-18 që po mbahet në Austri. Është ky një vlerësim i madh që i bëhet këtij çifti gjyqtarësh, por edhe të gjithë gjyqtarëve kosovarë në përgjithësi dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Dyshes Xhema – Jahja i është besuar gjysmëfinalja pasi kryen punën me plot sukses në ndeshjet e mëhershme të Evropianit, por edhe kanë fituar respektin me paraqitje të mira në skenën evropiane.
Ata e drejtuan ndeshjen mes Çekisë dhe Holandës, të luajtur të shtunën mbrëma para 500 shikuesve. Ndeshjen e fituan çekët me rezultat 28:18.
Sherif Xhema e Besfort Jahja të dielen (nesër) në ditën e fundit të evropianit U-18 do të drejtojnë ndeshjen për plasman përfundimtar në mes të Irlandës e Britanisë së Madhe.
Dyshja ka drejtuar edhe shumë ndeshje në fazën grupore dhe vlerësimet kanë qenë maksimale. Kështu kjo dyshe ka kaluar me sukses edhe një ngjarje të nivelit të lartë evropian dhe pret në gatishmëri të plotë delegimet e rradhës.
Federata e Hendbollit të Kosovës tashmë rregullisht është prezente në ngjarjet prestigjioze të hendbollit me zyrtarë të saj, gjyqtarë e delegatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat