Jashari: Turp iu koftë ku e keni pru sportin me traditë

Hendboll

Jashari: Turp iu koftë ku e keni pru sportin me traditë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2018 Në ora: 16:30
Reshat Jashari: Turp iu koftë ku e keni pru sportin me traditë

Ish udhëheqësi i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), Reshat Jashari, shprehet se është turp i madh se ku e kanë pru sportin me traditë siç është hendbolli. Jashari, në vitin 2005 ka qenë kryetar i klubit Kastrioti, por i dhemb koka se në çfarë gjendje e sheh hendbollin ferizajas në konkurrencën e femrave dhe në përgjithësi të Kosovës, një pjesë të fajit ia hedh edhe Federatës së Hendbollit të Kosovës. “Kur isha unë kryetar klubi kishte më shumë derbi dhe shumë herë mblidheshin mbi 1000 shikues në palestrën ‘Bill Klinton’ në Ferizaj.

Sot kemi një derbi një herë në gjashtë muaj dhe 10 herë më i dobët se kohën kur isha unë udhëheqës.  Sot disa klube i udhëheqin disa njerëz që as TV nuk kanë shikuar sport dhe na shesin mend, kjo mendjemadhësi e tyre e ka pru sportin në këtë mjerim. Shikojeni Kastriotin femrat dhe shumë ekipe tjera, sa poshtë kanë ra, as baballarët dhe nënat e tyre nuk shkojnë mi shikuar ndeshjet e tyre, se lere më shikuesi i mirëfilltë. Hendbollit i duhen njerëz me moral të lartë, jo matrapaz dhe jo të futen njerëz që kurrë nuk janë marrë me sport. I duhen trajner të kualifikuar, me karakter të fortë, me disiplinë dhe që din ta përgatisin ekipin, jo vetëm t’i vënë një palë syze e të duken bukur”, thotë mes të tjera Jashari.

“Federata e Hendbollit e ka një pjesë bukur të madhe të fajit. E para, edhe licencimi e trajnerëve kur e bëjnë, të shikojnë biografinë se çfarë trajneri është e mos t’i licencojnë ata pa fije morali. E dyta, të kërkojnë nga klubet që të kanë edhe një buxhet financiar 5000 euro, si garanci, jo të lejojnë klubet të futen në gara që si kanë as pesë euro dhe mezi i përfundojnë ato. Disa që janë në federatë është mirë të ikin, jo të rrinë se nuk e kanë vendin aty, do të ishte për të mirë të këtij sporti, po ashtu edhe te disa klubet e femrave, të ikin dhe jo të vijnë sipas porosive nga komunarët, a nuk e kanë asnjë centi në xhep. Me njerëz të padijshëm, hendbolli ka rënë në pikën zero dhe nuk do të shkojë larg e nuk do të kemi as 10 klube në tërësi te femrat”, shpreh frikën Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat