A testohen hendbollistët që dëshirojnë të luajnë për Kosovën?

Hendboll

A testohen hendbollistët që dëshirojnë të luajnë për Kosovën?

Nga: Dervish Berisha Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:27
Dervish Berisha

Debate

Muajve të fundit po kemi shumë emra të rinj të hendbollit dhe madje i prezantojmë me pompozitet, si lojtarë cilësor që do ta veshin e fanellën e kombëtares së Kosovës qoftë të femrat qoftë të meshkujt, kjo po na gëzon të gjithëve sepse sa më shumë lojtarë që kemi, aq edhe më e fortë është konkurrenca brenda kombëtares dhe rritë edhe nivelin e lojës, si dhe rezultatet janë më të kapshme.  A testohen lojtarët e lojtaret që shprehin dëshirën të luajnë për Kosovën, si femrat po ashtu edhe meshkujt? Është e shumë e çuditshme se çdo ditë e më shumë lojtarët nga shtetet europiane shprehin dëshirën të luajnë për Kosovën në të gjitha kategoritë, por shtrohet pyetja si thirren lojtarët apo lojtaret pa u testua fare, se sa janë të përgatitura apo te përgatitur dhe si e sa munden të kontribuojnë, po me duket se Federata e Hendbollit nuk e ka dert, por veç a luan diku në Europë.

More vëllezër, mos mendoni se kush luan jashtë, janë më të mirë se ata në Kosovë dhe po ashtu trajnerët, janë në garat jo aq të ngritura, por si në ligën e dytë të Kosovës të viteve 80-ta. Andaj, a është në shprehje interesi, se ata ndoshta i mbulojnë shpenzimet vetë dhe federatës i konvenon dhe nuk këqyrë i çfarë niveli është e në çfarë niveli luajnë.

Më mirë kishte me qenë të punohet në Kosovë me të rinjtë dhe të thirren ata që vërtet din të luajnë dhe ndihet ndryshimi për të mirë, apo siç shihet si deri tani çdo ditë po ftojnë nga jashtë në të gjitha përfaqësueset, ku do të jenë me lojtar të jashtëm dhe as në minimum nuk mund të vijnë në përgatitje të përbashkëta siç ka ndodhur kanë ardhur vetëm për lojë apo vetëm dy stërvitje. Dikush mendon se po shkruaj me inati apo për ndonjë interes, por jo, shkruaj për realitetin që e shohim të gjithë sepse dita-ditës po shkatërrohet hendbolli, ngase nuk kanë punuar profesionalisht, ku trajneri duhet të jetë çdo herë në Kosovë, ta përcjellë formën e çdo lojtari apo lojtares dhe me disa përforcime nga jashtë, që vërtet janë kualitet dhe të komponohet ekipi.

Andaj mos ia humbni moralin hendbollistëve, por punoni që të ngritët kualiteti sepse isha prezent bashkë me sekretarin e federatës në ndeshjen kundër Malit të Zi, ku u pa që nuk kanë punuar dhe nuk kanë një taktikë as teknikë, por luhej pa asnjë koncept, që edhe e diskutuam me ish selektorin Llazarin, me selektorin U20 Muhaxherin dhe shihet qartë se s’ka punë që meriton hendbolli. Merruni me punë e jo lëvdata, se të rinjtë janë kah shuhen, po ashtu  pash gabime fillestare të U18 dhe po ashtu udhëheqje amatore. Zgjohuni, se vonë do të jetë vitin që vjen, ky është viti që duhet ngritur cilësia.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat