A do ta vë plisin e bardhë Izet Gjinovci dhe të bëhet me plis si sekretari i parë i përgjithshëm i sporteve të Kosovës?

Hendboll

A do ta vë plisin e bardhë Izet Gjinovci dhe të bëhet me plis si sekretari i parë i përgjithshëm i sporteve të Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:35
Muhamet Arifi, Fahredin Hasani, Izet Gjinovci dhe Ezegjit Tusha me plis të bardhë

Kohët e fundit sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, takohet edhe me personalitete të shquara sportive dhe që bartin në kokë simbolin e shqiptarëve, plisin e bardhë.

Plisi i bardhë është në traditën e shqiptarëve dhe që përbën traditën e bukur tonë. Në foto me plis të bardhë është Ezegjid Tusha, veprimtar i palodhur i hendbollit. Duket se Gjinovci po e lakmon plisin e bardhë dhe ka gjasë një ditë edhe ai të vë në kokë plisin e bardhë, që vërtet siç thonë disa do të rrinte bukur për faktin se e ka edhe stilin.

Sidomos kur do të shkonte në takimet me EHF dhe IHF do të befasonte të gjithë me plis të bardhë dhe mbetet të shihet se a do ta vë apo jo plisin z. Gjinovci, që njihet edhe për anën kombëtare në aspektin familjar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat