Kastrioti me një top përforcim nga Kroacia

Hendboll

Kastrioti me një top përforcim nga Kroacia

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 14:11
Kastrioti me një top përforcim nga Kroacia

Skuadra me renome e hendbollit Kastrioti nga Ferizajt është përforcuar me një hendbollist të nivelit të lartë nga Kroacia. Është fjala për Marko Vidoviç. “Besoj se është një prej top lojtarëve dhe me renome, që ka luajtur në shumë klube të Evropës, momentalisht jeton në Koln Gjermanisë dhe me 29 gusht i bashkohet ekipit.  Ai luan bek i majtë dhe është prej lojtarëve që asnjëherë Kosova nuk ka pasur të këtij nivelit të lartë, e kam fjalën pas lufte. 

Do të ketë përforcime të mëtutjeshme, ku e kemi në prova një lojtar të pozitës alo djathtë dhe është i Pelisterit nga Manastiri (emrin nuk e bën të ditur), ku besoj me këto përforcime do të kompletohemi ", tha për gazetën kombëtare “Bota sot”,  Lulzim Abazi, kryetar i KH Kastriotit. 

Vidoviç - 31 vjet, i gjatë 201 centimetra dhe peshon 103 kg, ka luajtur në disa klube si:  Hapoel Kiryat (Izrael), Handball Emmen (Holanda), Pallamano Cologne (Italia), ROC Aveyron Handball Rodez  (Franca) etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat