Java e parë pa derbi, superderbi në javën e 7-të - Bota Sot
Java e parë pa derbi, superderbi në javën e 7-të

Hendboll

Java e parë pa derbi, superderbi në javën e 7-të

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim

Në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës (meshkujt), që fillon me 15-16 shtator dhe për atë të femrave me 21-22 shtator.

Java e parë nuk veçohet me ndonjë derbi të meshkujt, por superderbi është me 3-4 nëntor në mes kampionit në fuqi Besa FamGas nga Peja dhe Kastriotit nga Ferizajt, të përforcuar.  

Në javën e parë do të takohen:  Prishtina-Drita, Samadrexha-Kastrioti, Trepça-Besa FamGas, Drenica-Vushtrria dhe Vëllaznimi-Zhegra. Ndërkaq, te femrat me 22-23 shtator do të takohen: Shqiponja-Drita, Vëllaznimi-Prishtina, Vjosa-Vushtrria, Samadrexha-Kastrioti dhe Istogu-Jusuf Gërvalla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...