Motrat shqiptare apo bukuroshet, njëra në Champions, tjetra fituese e Kupës së Kosovës - Bota Sot
Motrat shqiptare apo bukuroshet, njëra në Champions, tjetra fituese e Kupës së Kosovës

Hendboll

Motrat shqiptare apo bukuroshet, njëra në Champions, tjetra fituese e Kupës së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:24
Suzana dhe Dijana

Dy motra në dy shtete dhe në dy ligat e ndryshme! E para, Suzana Ujkaj luan për fituesin e Kupës së Kosovës, Istogu, ndërsa e dyta, e famshmja Dijana Ujkaj (njihet më shumë me mbiemrin Ujkiç), është kampione e Malit të Zi me Buduçnostin nga Podgorica dhe ka siguruar biletën për në garat e Champions League. Dijana është edhe reprezentuese e Malit të Zi dhe një emër i respektuar jo vetëm në botën e hendbollit botëror. Suana me Istogun tani përgatiten për garat evropiane përkatësisht Challenge Cup, kurse Dijana mbush bateritë për nivelin me të lartë evropian e botëror. Çfarë i dallon këto motra bukuroshe nga Malësia e Malit të Zi? Modestia dhe dashuria për hendbollin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...