Hendbolli është sport me traditë! Hendbolli ka dhënë shumë emra të shquar në të kaluarën. Por në vitet e pasluftës është futur në ujërat e turbullta dhe ka rënë shumë cilësia.
Pa dyshim nuk duhet harruar një emër të madh të hendbollit të viteve të 80-ta. Ai është ish hendbollisti Aziz Makiqi. Makiqi vlerësohet si hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në vendin tonë.
Kjo foto është bërë në vitin e kaluar, ndërsa në mes është Makiqi dhe përkrah tij miqtë e devotshëm të tij, si Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës apo një kontribuues i madh i sportit dhe Blerim Alaj.