Dobroshi nuk është trajner i Shqiponjës! I tradhtuar apo?

Hendboll

Dobroshi nuk është trajner i Shqiponjës! I tradhtuar apo?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:53
Nexhdet Dobroshi, i pari

Askush nuk e di pse Nexhdet Dobroshi nuk është trajner i klubit të hendbollit Shqiponja nga Gjakova (femrat). Një burim i afërt me klubin, që nuk do t’i përmendet emri, thotë se Dobroshi është trajneri më i merituar që Shqiponja u stolis me titullin e kampioni pas 19 viteve të themelimit të saj. “Me sa e dimë, Dobroshi ka pasur marrëveshje për katër muaj me Shqiponjën dhe nëse bëhen kampion, t’i vazhdohet mandati. Me Dobroshin Shqiponja u bë kampione, por ai nuk është trajner dhe askush nuk i di arsyet”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”. A është i tradhtuar Dobroshi apo kryesia e KHF Shqiponjës i ka arsyet e veta, që nuk ia ka vazhduar mandatin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat