Klubi serb mund ta përfaqësojë Kosovën në Kupat Evropiane!? - Bota Sot
Klubi serb mund ta përfaqësojë Kosovën në Kupat Evropiane!?

Hendboll

Klubi serb mund ta përfaqësojë Kosovën në Kupat Evropiane!?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 gusht 2018 Në ora: 13:12
Veselin Vukoviq

Në shtetin e Kosovës nuk merren gjërat aq seriozisht derisa ato të ndodhin dhe pastaj thonë: Si ndodhi dhe si u bë! Sa e sa herë është shkruar për aktivitetet ilegale të klubeve serbe që janë në disa fshatra e qyteza të Kosovës dhe nuk i njohin institucionet tona sportive, por askush tek ne nuk i merr seriozisht ato gjëra dhe të gjithë heshtin. Askush nuk e merr guximin të reagojë por vetëm rrinë.

Të gjithë e dinë se klubi i hendbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku (territor në veri të Mitrovicës), bën gara në Superligën e Serbisë. Siç merret vesh apo siç kanë shkruar disa nga portalet serbe, ambiciet janë shumë të mëdha të këtij klubit. Mokra Gora nuk i njeh institucionet e Kosovës bile as që do me dëgjuar se kush është Federata e Hendbollit e Kosovës. Edicionin e kaluar si Cërvena Zvezda, Partizani i Beogradit, Zhelezniçari nga Nishi etj. erdhën në tokën e Kosovës dhe zhvilluan garat ilegale, nën flamurin dhe himnin e Serbisë, kundër Mokra Gorës, në kuadër të elitës së hendbollit serb. Në Kosovë askush nuk e pa të arsyeshme të ngritë zërin dhe t’i thotë ndalni këto gara!

Siç raportojnë disa mediat serbe, trajneri i ri i klubit Mokra Gora është Veselin Vukoviq, ish hendbollist që me ish Jugosllavinë kishte fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos. Në bazë të investimeve të këtij klubit ilegal serb, vitin e  ardhshëm mund të sigurojnë një biletë për në Kupat Evropiane në hendboll (meshkujt)! Atëherë, çka do të ndodhë? Si do të përfaqësohen ata në Kupat Evropiane, kur Zubin Potoku është në territorin e Kosovës! Dhe e dyta, Komiteti Olimpik i Kosovës, Ministria e Sportit sidomos Federata e Hendbollit e Kosovës, duhet t’i përvjel mëngët dhe të përgatitet për ofensivë diplomatike dhe mos ta presin sekondën e fundit, e të kukasin!

Sepse ky klub, që nuk e njeh Kosovën po e përgatitë skenarin së bashku me Federatën e Hendbollit të Serbisë, që vitin e ardhshëm të jenë në Evropë, njëherësh të masin edhe pulsin e disa burrave tanë nëpër federata tona sportive, që i ‘mbyti’ gjumi, se si do të reagojnë! Tek ne gjërat nuk merren aq seriozisht përderisa nesër kjo mund të ndodh, ku do të mbetemi ne! Atëherë Mokra Gora do t’i luajë ndeshjen në Zubin Potok apo në Beograd, në kuadër të kupave evropiane?

A do të përfaqësohet si Kosovë apo si Serbi? Federata e Hendbollit Evropian (EHF), sigurisht se mund të reagojë ose edhe t’i mbyllë sytë, vazhdoni e luani, se një ditë do të vendosim për këtë punë! Në fakt, kur ne heshtim, pse të tjerët të bëjnë zhurmë dhe të rrahin tavolinën! Rreziku është i madh sepse Mokra Gora nuk e ka marrë Veselin Vukoviqin trajner, se e ka marr malli të çmallen me të apo të përqafohen e të bëjnë selfie, por për të bërë diçka që do të na befasojë.

Edhe vetë ata siç shkruajnë mediat serbe, po përgatiten për një befasi. Kjo befasi  sigurish se do ta trullos  Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, në krye me Besim Hasani, goxha ka mi djersit dhe sigurisht para mëngjesit do të mbajnë edhe konferenca për shtyp, si t’i ndalim! Atëherë është shumë vonë! Lajm i mirë për ta është, po e shkruaj me ironi, se mos vallë klubi ilegal serb do t’i ftojë me ftesa si mysafirë special të ndeshjes evropiane, për t’i nderuar këto burra që po tregohen të sinqertë, që po heshtin dhe nuk po reagojnë kurrë publikisht!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...