Kush janë këta sportistë të Kosovës para 32 viteve, disa gjenden në Afrikë, në SHBA, Angli e disa me poste...

Hendboll

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:52
Në foto nga e majta lartë: Isa Bejta (dikur edhe lojtar i Borcit te famshëm), Haqif Mulliqi (ish lojtar edhe i disa skuadrave të Kosovës dhe një ndër talentet e mëdha të fundviteve 70-ta dhe aktualisht profesor i fakultete të arteve), Ali Obërtinca (tani me punë në UN në Afrikë), Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm i FHK-së, kurse ulur nga e majta: Sevil Begolli (tani e 25 vite jeton në SHBA), Besim Hoxha ( ish lojtar edhe i Borcit, gjatë luftës mjek i UÇK-së, kurse tani jeton në SHBA) Zenun Gjonbalaj (jetoi shumë vite në Skandinavi) dhe më i riu atëherë Arsim Vitia (tash me vendbanim ne Angli).

Kohë e paharrueshme por edhe të krenarisë sportive ishin pikërisht vitet e 70-ta dhe të 80-ta. Një brez që nuk harrohet kurrë, që punonte me ngulmë për të arritur suksese në vitet e 80-ta.

Ky është brezi i klubi të hendbollit Prishtina para 32 viteve. Dikur klubet e Kosovës përgatiteshin para edicioneve të garave në vendet bregdetare të ish Jugosllavisë por edhe qendra sportive rekreative si Kanjizha . Mirëpo, edhe në Kosovë kishte objekte hoteliere por edhe qendra stërvitore siç ishin Brezovica apo Deçani. Në foto kemi klubin e hendbollit të Prishtinës para 32 viteve në përgatitje në Deçan, akomodimi ish te hoteli “Deçani i lartë” ku shtigjet malore të kësaj treve mundësonin përgatitje të shkëlqyeshme sidomos fizike.

Image

Kur luani letra

Në foto nga e majta lartë: Isa Bejta (dikur edhe lojtar i Borcit te famshëm), Haqif Mulliqi (ish lojtar edhe i disa skuadrave të Kosovës dhe një ndër talentet e mëdha të fundviteve 70-ta dhe aktualisht profesor i fakultete të arteve), Ali Obërtinca (tani me punë në UN në Afrikë), Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm i FHK-së, kurse ulur nga e majta:  Sevil Begolli (tani e 25 vite jeton në SHBA), Besim Hoxha ( ish lojtar edhe i Borcit, gjatë luftës mjek i UÇK-së, kurse tani jeton në SHBA) Zenun Gjonbalaj (jetoi shumë vite në Skandinavi) dhe më i riu atëherë Arsim Vitia (tash me vendbanim ne Angli).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat