Qerimi nuk shkon në Metalurg, por firmos për klubin e madh kroat - Bota Sot
Qerimi nuk shkon në Metalurg, por firmos për klubin e madh kroat

Hendboll

Qerimi nuk shkon në Metalurg, por firmos për klubin e madh kroat

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2018 Në ora: 16:59
Qerimi nuk shkon në Metalurg, por firmos për klubin e madh kroat

Faqja e klubit të madh kroat të hendbollit, Zagreb, konfirmon se janë përforcuar me hendbollistin nga Kosova, Arbër Qerimi, ndryshe është djali i ish hendbollistit të mirënjohur, Bujari. Zagrebi është përforcuar me Qerimin, që ka 27 vjet. Menaxhmenti i klubit Zagrebi nënshkroi një kontratë me Qerimin, që ka luajtur për klubet belge, si Union Beynoise,  United HC, Tongeren dhe Sporting belg dhe për francezët Cesson Rennes Metropole hendboll.

Përfaqësuesi belg është i gjatë 180 centimetra dhe peshon 77 kilogramë, ndërsa numri i ri i tij është 34. “Jam i kënaqur që kam ardhur në njërën nga klubet më të mëdha kur është fjala për hendbollin evropian. Unë di shumë për Zagrebin, të gjithë emrat më të mëdhenj të hendbollit kroat kanë luajtur këtu dhe është një nder i madh për mua, për ta veshur këtë fanellë.

Do të bëj përpjekje për ta ndihmuar Zagrebin që të arrijë qëllimet e tyre. Faleminderit të gjithëve në klub që më dëshiruan mirëseardhje të ngrohtë”, tha mes të tjera Qerimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...