Istogu përforcohet me reprezentuesen gjeorgjiane - Bota Sot
Istogu përforcohet me reprezentuesen gjeorgjiane

Hendboll

Istogu përforcohet me reprezentuesen gjeorgjiane

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:01
Keta Vanesky në veprim

Fituesi i Kupës së Kosovës, Istogu, përforcohet jo vetëm për arenën vendore por edhe për Kupën Evropiane (Challeng Cup) në hendboll, në konkurrencën e femrave. Drejtuesit e klubit të Istogut konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot” se janë përforcuar me hendbollisten Keta Vanesky. “Keta është 20 –vjeçare, e gjatë 170 centimetra dhe luan për përfaqësuesen e Gjeorgjisë. Së fundi ka luajtur për ekipin nga Azerbajxhani ‘Idman akademiyasi’ dhe luan në pozitën bek i djathtë”, bëhet e ditur nga klubi. Skuadra e Istogut do të përgatitet për garat evropiane  përkatësisht kundër skuadrës italiane “Cassano Magnag”, ku pritet të luajnë me 10-11 nëntor dhe takimi i kthimit me 17-18 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...