Para 23 viteve buzëqeshnin edhe kur kërcënoheshin nga regjimi kriminal serb! - Bota Sot
Para 23 viteve buzëqeshnin edhe kur kërcënoheshin nga regjimi kriminal serb!

Hendboll

Para 23 viteve buzëqeshnin edhe kur kërcënoheshin nga regjimi kriminal serb!

Nga: K. Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:37
exhdet Dobroshi - Busha (trajner nga Gjakova), Izet Gjinovci (nikoqiri dhe anëtar i Bordit të FHK-së), Selim Morina (vëzhgues nga Gjakova), Feriz Parllaku (gjyqtar nga Ferizaj), Sebahate Neziri (trajnere e KHF Prishtina), Burim Deva gjyqtar nga Gjakova tani më i ndjerë), Valbona Zeqa (trajnere e KHF Kastrioti nga Ferizaj) dhe Ismet Jupa (trajner i KH Kastrioti nga Ferizaj).

Vitet e 90-ta ishin vitet të errëta për shqiptarët e Kosovës. Në çdo disiplinë sportive zhvilluan aktivitetet në fusha e salla të improvizuara, pasi që regjimi kriminal serb i uzurpoi palestrat dhe stadiumet e ndërtuara nga djersa e shqiptarëve. “Ishin vitet të këqija, por ne buzëqeshnin edhe kur na kërcënonte regjimi kriminal serb sepse i tregonim se nuk e kemi ndërmend të te frikësohemi, jemi në tokën tonë”, tha një nga sportistët e asaj kohe, që nuk do t’i përmendet emri për shkak të modestisë. Viti 1995, vendndodhja restoranti ‘Blini' në Prishtinë, muaji qershor, një shoqërim i punëtorëve te hendbollit nga të gjitha qytetet. Një drek e përbashkët e shumë aktvistëve, trajnerëve dhe gjyqtarëve pas ndeshjeve gjysmëfinale te Play-Off-it te Kampionatit të Kosovës që u zhvilluan në terrenet sportive të Gërmisë në Prishtinë.

Image

Te foto e parë shihen Nexhdet Dobroshi - Busha (trajner nga Gjakova), Izet Gjinovci (nikoqiri dhe anëtar i Bordit të FHK-së), Selim Morina (vëzhgues nga Gjakova), Feriz Parllaku (gjyqtar nga Ferizaj), Sebahate Neziri (trajnere e KHF Prishtina), Burim Deva gjyqtar nga Gjakova tani më i ndjerë), Valbona Zeqa (trajnere e KHF Kastrioti nga Ferizaj) dhe Ismet Jupa (trajner i KH Kastrioti nga Ferizaj). Kurse në foton tjetër e cila u shkrep po ashtu në të njëjtin vend janë edhe Gani Kosumi (gazetar), Skënder Parllaku (aktivist nga Ferizaj), Beqir Buçinca përzgjedhës i Përfaqësueses së Kosovës dhe anëtar i Bordit të FHK), Verim Zherka (hendbollist i KH Prishtina, Sebahate Neziri, Mehdi Jashari (profesor dhe kryetar i Komisionit te garave të FHK), Ahmet Hysenaj - Petrova (kryetar i KH Kastrioti) dhe Hasan Shala (anëtar i Bordit të FHK dhe KH Llapi).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...