Vlora Jashari në krye të Kastriotit - Bota Sot
Vlora Jashari në krye të Kastriotit

Hendboll

Vlora Jashari në krye të Kastriotit

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:42
Vlora Jashari në krye të Kastriotit

Ndryshime në Shtabin Teknik të klubit me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj në konkurrencën e femrave.  Ish hendbollistja e mirënjohur dhe ish reprezentuesja e Kosovës, Vlora Jashari, është emëruar kryetrajnere e re e KHF Kastriotit, bëhet e ditur nga një zyrtar i klubit.

“Vlora deri dje ka qenë drejtore sportive, por pas një konsultimit të kryesisë së klubit, vendosën që ajo të emërohet në krye të klubit në vend të Lirie Muhaxherit, e cila është liruar për shkaqe objektive të saja.

Synimet e Kastriotit janë që të luftojnë për të ndërtuar një lojë sa më të bukur dhe për të ndjekur pjesën e epërme të tabelës”, tha një zyrtar brenda klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...