Takimet finale që ndryshuan historinë e hendbollit të Kosovës dhe heshtën Serbinë

Hendboll

Takimet finale që ndryshuan historinë e hendbollit të Kosovës dhe heshtën Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2018 Në ora: 15:15
Takimet finale që ndryshuan historinë e hendbollit të Kosovës dhe heshtën Serbinë

Hendbolli është prej sporteve të para kolektive që u anëtarësua në Federatën e Hendbollit Evropian (EHF). Periudha interesante ishin për sportin me traditë qoftë në kohën e okupimit qoftë të pasluftës. Pranimi i FHK-së në Federatën Evropiane me të drejta të kushtëzuara (viti 2004) dhe pastaj u bë anëtare më të drejta të plota (viti 2014), kështu që pati ecejaket e veta dhe sidomos ishin domethënës dy takimet finale që u mbajtën në Vjenë në selinë e EHF-it kur edhe u vendos pranimi i FHK-së në të dy rastet.

Takimi i parë më 15 tetor 2004 ne selinë e EHF-it ne Vjenë ne te cilën morën pjesë Mexhit Devaja (kryetar) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm) hapi dyert e pranimit me te drejta të kushtëzuara. Takimi i dytë u mbajt po ashtu në Vjenë më 20 nëntor 2013 ku u takuan krerët e EHF-it dhe Eugen Saraçini (kryetar) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm), me ç` rast u trasua rruga për pranim të plotë në Kongresin e EHF-it në Dublin. E veçanta tjetër është se delegacionet e FHK-së në ndryshimin kohorë 10-vjeçar, përgatitjet e fundit i bënë në hotelin Garten Altmannsdorf pranë selisë së FHK-së.

Dy takime në kohëra të ndryshme dhe në një vend, në të njëjtin hotel, në të njëjtën tavolinë, por vetëm ngjyra e kravatës i ndryshon Gjinovcit, por me protagonistë të ndryshëm. Njeriu i vetëm që është në vazhdimësi me sportin përkatësisht hendbollin, pa dyshim është Izet Gjinovci. Në vitet e 70-ta si hendbollist, pastaj në fund të viteve të 80-ta, i futet betejës tjetër të hendbollit sidomos nga dita e parë e pavarësimit të hendbollit (viti 1991), ishte edhe si sponsor, si drejtor i KH Prishtinës në të dyja konkurrencat (meshkuj e femra) dhe aq me tepër në vitet e pas luftës, sekretar i përgjithshëm që mori pjesë në dy takimet finale dhe ishte njeri i padiskutueshëm i sukseseve të pranimit FHK-së në EHF e IHF.

As Devaja e as Saraçini nuk ishin pjesë e hendbollit në fund të viteve 70-ta, e as 80-ta, megjithatë kontributi i tyre është shumë i madh, ndërsa Gjinovci pothuajse i ka pesë dekada me hendbollin dhe në të gjitha proceset, që nga koha kur kërcënohej jeta edhe nga automatikët e regjimit kriminal serb. Takimet finale që ndryshuan historinë e hendbollit të Kosovës dhe heshtën Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat