Boshnjakët vijnë në Kosovë për të luajtur me klubin ilegal serb - Bota Sot
Boshnjakët vijnë në Kosovë për të luajtur me klubin ilegal serb

Hendboll

Boshnjakët vijnë në Kosovë për të luajtur me klubin ilegal serb

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:04
Boshnjakët vijnë në Kosovë për të luajtur me klubin ilegal serb

Gjithçka është e qartë, nuk është diçka e re dhe as ekskluzive, garat ilegale që organizohen në kuadër të Serbisë në veri të Mitrovicës, të gjithë i dimë! Me 22 shtator të këtij viti në palestrën sportive në Zubin Potok do të luajnë Mokra Gora nga Zubin Potoku, klub ilegal serb që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe Novi Pazari, në kuadër të javës së parë të elitës së hendbollit të Serbisë (meshkujt). Klubi boshnjak apo siç njihet nga Sanxhaku, ka konfirmuar ardhjen në Zubin Potok. Novi Pazari është anëtar i ri i kësaj lige dhe do të takohet me një klub ilegal serb që vepron në shtetin e Kosovës, ky është një skandal i madh. Pas Novi Pazarit me 29 shtator në Zubin Potok zbarkon edhe Partizani nga Beogradi. A do të vijnë sërish klubet nga Serbia pa u penguar nga askush, mbetet të shihet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...