Ndërroi jetë ish trajneri i Kosovës, njeriu që krijoi gjenerata të shumta

Hendboll

Ndërroi jetë ish trajneri i Kosovës, njeriu që krijoi gjenerata të shumta

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:07
Mehdi Jashari

Iku nga kjo botë njeriu që bëri shumë për sportin e Kosovës. Njeriu që krijoi gjenerata të shumta në periudha e ndryshme. Prof. Dr. Mehdi Jashari ndërroi jetë. Ish hendbollisti dhe trajneri i disa skuadrave tona, ndërroi jetë.

“Te nderuar miq, me pikëllim ju njoftoj se mbrëmë me datën 11.09. ndërroj jetë bashkëshorti, babai, gjyshi jonë Prof. Dr. Mehdi Jashari. Varrimi do të bëhet me 12.09. 2018 në ora 16. në varrezat e qytetit në Prishtinë”, njofton bashkëshortja e Mehdiut, Kaçusha Jashari.

Kosova mbetet pa një emër të sportit që i dha shumë këtij vendi. Sporti ynë do të jetë shumë i varfër pa Mehdiun që kishte një periudhë të gjatë si profesor dhe dekan në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe që dolën nga dora e tij gjenerata e gjenerata dhe sot janë shembull për vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat