Shqiponja dhe Kastrioti e fillojnë me fitore bindëse

Hendboll

Shqiponja dhe Kastrioti e fillojnë me fitore bindëse

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja e Gjakovës e ka filluar me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll për femra. Në Gjakovë, Shqiponja fitoi bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 43:18. Fituesi thuajse dihej qysh pas pjesës së parë që përfundoi me rezultat 25:6 në të mirë të gjakovareve.

Te Shqiponja u dalluan A. Goqi me 12 gola dhe Sh. Mehmeti me 10. E. Krasniqi shënoi 10 gola për Dritën. Shqiponja edhe në edicionin 2018\19 pritet të jetë njëra prej skuadrave që do të luftoi për titull të kampionit.

Në Vushtrri, skuadra e Samadrexhës pësoi nga Kastrioti i Ferizajt me rezultat 28:20.

Shqiponja – Drita 43:18 (25:6)

 

Shqiponja: Ferizaj A. Goqi 12, Mehmeti 10, Nivokazi 1, Quni, Malaj 7, Berisha 6, E. Goqi, Paci 7

Drita: Daku, Krasniqi 10, Kqiku 1, Rexhepi 1, Vokshi 5, Hyseni 1, Sadiku, Rudhani, E. Daku, Arifi

Samadrexha – Kastrioti 20:28 (7:13)

Samadrexha: A. Maloku, Q. Basholli 3, L. Basholli, R. Maloku, D. Basholli 3, G. Basholli 8, E. Basholli, T. Maloku, Surdulli 1, A. Maloku 5, Rr. Basholli, Halili

Kastrioti: Gurgurovci, Nuhaj, Osmani, Stagova 2, Misini 1, Çerkini 1, E. Reçica 1, Saliu 6, Trajkovska 6, S. Reçica 3, A. Salihu 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat