Femrat që kanë pushtet në një klub në Kosovë

Hendboll

Femrat që kanë pushtet në një klub në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2018 Në ora: 16:04
Vlora Jashari, Blerta Tërpeza dhe Lirie Muhaxheri

Shembulli i parë ka qenë në volejboll, kur Prishtina F. kishte emëruar kryetare të klubit Halime Fetahu dhe kryetrajnere Ganimete Gërbovci. Këtë rrugë e ndoqi edhe Kastrioti i Ferizajt në hendboll (femrat).  Kryetrajnere është Vlora, ndihmëse Lirie Muhaxheri dhe trajnere për kadete është emëruar Blerta Tërpeza.

Dy klube që pushtetin ia kanë besuar femrave dhe  që besojnë se do të avancojnë shumë. Vlora është emër i njohur, e cila ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Kosovës. Në fakt, Kastrioti përgatitet edhe për shumë risi tjera, por synon edhe të jenë pjesë e lartë të klasifikimit. Pritet që edhe disa klube të bëjnë ndryshime dhe të kenë sa më shumë femrat në krye.

KHF Kastrioti përgatitet për takimin e radhës, që vlerësohet derbi me Istogun dhe luhet të dielën në orën 17.00 në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat