Shqiponja fitoi përballjen e qytetit

Hendboll

Shqiponja fitoi përballjen e qytetit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:38
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Skuadrat vendase ishin favorite dhe nuk lejuan befasi.
Kështu kampioni Shqiponja fitoi përballjen e qytetit të Gjakovës ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:11. Pas pjesës së parë rezultati ishte23:6. Për Shqiponjën është fitorja e dytë. Kjo skuadër pritet që sërish të garoi për titull të kampionit të Kosovës. A. Goqi me nëntë gola ishte më efikasja te Shqiponja, derisa tetë gola i shënoi Sh. Mehmeti. Te Vëllaznimi më shumë se gjysmën e golave (6), i shënoi G. Kastrati.
Edhe Prishtina e Vushtrria i shënuan fitoret e dyta dhe poashtu i kanë nga katër pikë.
Prishtina fitoi ndaj Vjosës me rezultat 39:18, ndërsa pas pjesës së parë ishte në epërsi me 18:10. Q. Berisha shënoi 10 herë për Prishtinën, ndërsa tetë gola i realizoi F. Prelvukaj. B. Hoxha ishte më e dalluara te Vjosa me shtatë gola.
Përballjen tjetër lokale të xhiros së dytë mes Vushtrrisë dhe Samadrexhës e fitoi Vushtrria me rezultat 37:14. 17:8 ishte rezultati pas pjesës së parë.A. Kelmendi shënoi 11 gola për Vushtrrinë, ndërsa dhjetë gola i realizoi B. Rama. G. Basholli me katër gola ishte më efikasja te Samadrexha.
Të dielen luhet derbi i javës mes Kastriotit dhe Istogut, ndeshje kjo që nis në ora 17:00. Nga ora 15:30 përballen Drita e Jusuf Gërvalla.

Shqiponja – Vëllaznimi 40:11 (23:6)

Shqiponja: Ferizaj, Goqi 9, Mehmeti 8, Nivokazi 4, Quni, Malaj 6, Berisha 6, Goqaj 1, Paci 6
Vëllaznimi: Kastrati 6, Zhubi 1, Bordoniqi 1, Bytyqi, Daia 1, Hana, Haxhia, Grezda, Radoniqi 2, Kursani, Mullakadria, Cermjani.

Prishtina – Vjosa 39:18 (18:10)

Prishtina: Sefedini, Terholli, Matarova 4, Llapashtica 1, Krasniqi 1, Uka, Prelvukaj 8, Mekolli 5, Zeqiri, Berisha 10, Krasniqi 2, Stagova 5, Hashani 2, Kurteshi 1, L. Berisha

Vjosa: Mehmeti, Shabani 4, Rama, Hasani, Imeri 2, Salihi, Hoxha 7, V. Imeri 2, B, Mehmeti, B. Hasani 3

Vushtrria – Samadrexha 37:14 (17:8)

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 4, Rama 10, Zymberi, Preniqi 2, Mehmeti 3, A. Kelmendi 11, Rrahmani, Selaci, Kasumi 4, Tahiri 3

Samadrexha: A. Maloku, Q. Basholli 2, L. Basholli, R. Maloku, D. Basholli 3, G. Basholli 4, E. Basholli, T. Maloku 2, Surdulli 1, A. Maloku 2, Rr. Basholli, Halili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat