Istogu nuk lejoi befasi

Hendboll

Istogu nuk lejoi befasi

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 10:19
Istogu nuk lejoi befasi

Albina Rugova e Elma Kameri ishin të pandalshme derisa Istogu nuk lejoi befasi duke fituar thellë ndaj Kastriotit në Ferizaj. 27:11 në të mirë të Istogut ishte rezultati i takimit të së dieles. Pas pjesës së parë rezultat ishte 11:5 në të mirë të skuadrës së drejtuar nga trajneri Faruk Shala. Kështu Istogu i është bashkuar Shqiponjës, Vushtrrisë e Prishtinës që poashtu i kanë fituar dy ndeshjet e para. Kastrioti në javën e parë kishte fituar, por në xhiron e dytë ishte pa forcë ndaj Istogut, që llogaritej favorit i madh.
Kameri e Rugova kanë shënuar nga tetë gola në Ferizaj.
Të dielen është dashur të luhet edhe takimi në mes të Dritës dhe skuadrës Jusuf Gërvalla, që është shtyrë për një termin tjetër. Skuadra e Dritës ka bërë kërkesë që të shtyhet takimi për shkak të vdekjes së kryetarit të klubit, Muharrem Halimi.

Kastrioti – Istogu 11:27 (5:11)

Kastrioti: Rugova, Gurgurovci,Misini 1, Gashi, P. Gashi 1, Qerkini, Salihu 3, Trajkovska 2, Saliu 1, Reçica, Stagova, S. Reçica, Basha 3, Beka.
Istogu: Ahmetgjekaj, Ujkiq 4, Kameri 8, Shatri, Avdylaj, Rugova 8, Shehdadi, Vanecki 2, Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, Ferataj 3, Krasniqi 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat