Njëra nga Gjeorgjia, tjetra nga Mali i Zi, bëjnë shqiponjën

Hendboll

Njëra nga Gjeorgjia, tjetra nga Mali i Zi, bëjnë shqiponjën

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:52
Hendbollistja nga Gjeorgjia, Keta Venetsky dhe shqiptarja nga Mali i Zi, Suzana Ujkaj

Kosova iu pëlqen shumë. Kanë një dashuri të pakufishme për natyrën e bukur të Kosovës. Bëjnë jetë atraktive në qytetin e Istogut, me një pamje shumë të bukur. Hendbollistja nga Gjeorgjia, Keta Venetsky  dhe shqiptarja nga Mali i Zi, Suzana Ujkaj, po jetojnë jetën sportive dhe ndihen shumë të lumtura që janë në mjedis të organizuara dhe që pretendon titullin e kampiones dhe të Kupës së Kosovës.

Image

Për bukuri, asnjëra tjetrës nuk ia lëshojnë rrugën, secila ka shijen e saj, por Suzana i ka buzët pak më të holla.

Sportiste të dalluara dhe janë edhe zemrat e Istogut. Venetsky dhe Ujkaj bëjnë shqiponjën dykrenore dhe shprehin dashurinë për vendin tonë.

Image

Të dyja po ndihen sikur në shtëpinë e tyre, me fanellë bardh e zi, që iu rrinë mjaft mirë për trupi. Të dyja zotohen se do ta shkrijnë edhe atomin e fundit për klubin e Istogut, që përgatitet edhe për garat evropiane, pasi që janë në rrethin e tretë të Challenge Cup dhe do të takohen me ekipin italian Cassano Magnago.

Image

Suzana është në formën më të mirë dhe një rrezik i madh për secilën skuadër po ashtu edhe Keta.

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, tani ka edhe bankën e fortë dhe synon të futet në histori, me ekip ta fitojë titullin e parë të Kosovës.

Biondja nga Gjeorgjia dhe zeshkania nga Mali i Zi po i japin shkëlqim ekipit.

Image

Suzana Ujkaj

Istogu mburret që ka këto lojtare të dalluara por edhe për nga bukuria. Madje mundohen ta mësojnë të flas shqip hendbollisten nga Gjeorgjia, për faktin që komunikimi të jetë edhe më i lehtë mes vashave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat