Kçiku ka qenë në emocione, mposhti ish skuadrën e tij

Hendboll

Kçiku ka qenë në emocione, mposhti ish skuadrën e tij

Nga: K. G. Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:04
Kçiku ka qenë në emocione, mposhti ish skuadrën e tij

TSV Fridberg-ut e mposhti me 5 gola diferencë (26:21) Wurm Mitte-n, në kuadër të ligës së Bayernit (meshkujt) në hendbolli. Trajneri Fadil Kçiku është i kënaqur për fitoren e skuadrës së tij TSV Fridberg-ut, por në anën tjetër kishte emocione të mëdha sepse e mundi ish skuadrën e tij. “Në fillim udhëhoqëm me 6:1 e me pas lejuam kundërshtarin të afrohet në rezultat. Por aspak nuk ishte në rrezik fitorja, ngase kishim epërsinë 24:17, megjithatë përsëri lejova të gjithë lojtarët të luajnë dhe të gjithë shënuan gola.  Ishte lojë kolektive dhe jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Për mua ishte pak emocionale loja, pasi luajta kundër ish skuadrës, kështu e ka profesionalizmi”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kçiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat