Vushtrria fiton derbin dramatik

Hendboll

Vushtrria fiton derbin dramatik

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:23
Vushtrria fiton derbin dramatik

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar derbin e javës së tretë në Superligën e Kosovës në hendboll. Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vushtrria fitoi ndaj Istogut vendas me dy gola dallim, përkatësisht me rezultatin 28:26. Ishte një ndeshje cilësore dhe dramatike që u vendos vetëm në minutat e fundit.
Istogu e fitoi pjesën e parë me rezultat 15:14, ndërsa gjatë 30 minutave të parë kishte epërsi deri në katër gola (13:9). Në pjesën e dytë istogaset thuajse vazhdimisht kalonin në epërsi prej një goli, por vushtrriaset nuk dorëzoheshin dhe barazonin rezultatin. Në minutën e 47-të Istogu kishte epërsi prej tri gola, 25:22, por lojtaret e Vushtrrisë më pas shënuan tri herë dhe barazuan rezultatin në 25:25 në minutën e 51-të. Prap Istogu kaloi në epërsi 26:25, ndërsa më pas rezultati u barazua në 26:26 në minutën e 56-të. Më lojtaret e Istogut nuk realizuan gola, ndërsa lojtaret e Vushtrrisë shënuan edhe dy herë për të fituar sfidën me rezultat 28:26. B. Rama e Z. Zymberi shënuan dy golat e fundit. Rama ishte bindshëm më efikasja te Vushtrria me 12 gola. Istogun e udhëhoqi E. Kameri me nëntë gola.
Për Vushtrrinë ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje ndërsa Istogu pësoi disfatën e parë.
Të shtunën u zhvillua edhe ndeshja në mes të Vjosës dhe Shqiponjës. Fitore të thellë me rezultat 40:11 shënoi skuadra gjakovare, Shqiponja, që është edhe kampione aktuale. Shqiponja tashmë i ka tri fitore.

Istogu – Vushtrria 26:28 (15:14)
Istogu: Avdylaj, Shehdadi, Kameri 9, Shatri, Venetsky 3, F. Rexhaj, Halitaj, V. Rexhaj, Ferataj 3, Krasniqi 2, Ahmetxhekaj, Ujkiq 5, Rugova 4.
Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 4, Rama 12, Zymberi 1, Preniqi, Mehmeti, A. Kelmendi 5, Rrahmani, Selaci, Kosumi 3, Tahiri 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat