Dijana shkëlqen, e nisin me fitoren në Champions League

Hendboll

Dijana shkëlqen, e nisin me fitoren në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:06
Dijana shkëlqen, e nisin me fitoren në Champions League

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionen e Malit të Zi, Buduçnosti, e nisën me këmbë të mbarë fazën e grupeve  në Champions League.  Buduçnosti shënoi fitore me rezultat 31:28 (17:12) kundër Odenses nga Danimarka, në ndeshjen e parë të grupit A.

Ndeshja u luajt në palestrën e sportit ‘Moraça’, ku ishin të pranishëm 1500 shikues, ndërsa shqiptarja dha maksimumin, duke kontribuar me dy gola e saja në fitoren e madhe.

Hendbollistja Jaukoviç me gola ka qenë më efikasja te malazezet e ndihmuar nga Laslo me 7 sosh, ndërsa te Odense u dalluan Jergensen me 9 gola dhe Tranborg me 7. Me 13 tetor Buduçnosti luan si mysafirë ndal Larvik HK nga Norvegjia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat