Ramadani publikon listën kundër Gjermanisë dhe Polonisë

Hendboll

Ramadani publikon listën kundër Gjermanisë dhe Polonisë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:49
Ramadani publikon listën kundër Gjermanisë dhe Polonisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e para të fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Kosova është në grupin e parë së bashku me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin. Më 24 tetor Kosova luan me Poloninë në Ostrowiec, kurse më 28 tetor e pret kombëtaren e Gjermanisë, që është prej më të mirave në botë.

Në listën e përzgjedhësit Ramadani janë 18 lojtarë, 12 prej tyre të klubeve të Superligës së Kosovës. Besa Famgas përfaqësohet nga pesë lojtarë, Prishtina nga tre, Kastrioti i ka dy lojtarë, ndërsa Drita e Vëllaznimi nga një.

Lojtarë të klubeve të huaja në kombëtare ka nga Gjermania, Suedia e Zvicra. Ata do të bashkohen me kombëtare në Turqi më 20 e 21 tetor. Në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese, kombëtarja jonë luan dy ndeshje kontrolluese ndaj Turqisë, më 21 e 22 tetor.

Grumbullimi i kombëtares, përkatësisht i lojtarëve të Superligës  do të bëhet më 17 tetor, ndërsa përzgjedhësi Ramadani do të ndihmohet nga trajnerët Fadil Kqiku e Erhan Shahini, trajneri i portierëve Veton Hajrizi, ai i përgatitjes fizike, Enver Tahiraj dhe fizioterapeuti Agon Bytyqi.

Lista: Arbër Curri (Vëllaznimi), Beni Syla (Kastrioti), Kastriot Jupa (Besa FamGas), Kreshnik Krasniqi (Prishtina), Florim Hoxha (SV Anzing), Dymal Kërnaja (TSV Amicitia), Lindrit Fetahu (Prishtina), Enis Kabashi (TG Landshut), Fatlum Ahmeti (LIF Lindesberg), Deniz Terziqi (Kastrioti), Oltion Beshiri (Prishtina), Endrit Abdullahu (Rimbo HK), Luigj Quni (Pfadi Winterthur), Drilon Tahirukaj (Besa FamGas), Haris Berisha (Besa FamGas), Mursel Mehmeti (Besa Famgas), Bujar Ramosaj (Besa FamGas) dhe Fidan Cimili (Drita).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat