A do të shpallet Gjinovci person non grata?

Hendboll

A do të shpallet Gjinovci person non grata?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:20
A do të shpallet Gjinovci person non grada?

Në javët e fundit duket se janë ashpëruar raportet mes Federatës së Hendbollit Evropian (EHF) dhe asaj të Federatës së Hendbollit të Serbisë. EHF kërkon që të ndalen garat ilegale të federatës serbe në territorin e shtetit të Kosovës, ndërsa serbët nuk duan as të dëgjojnë për këtë punë dhe sipas tyre, është në dorë të Qeverisë serbe dhe ajo duhet të merr vendim.

Në fakt, skandali më i madh është që Mokra Gora nga Zubin Potoku, klub në veri të Mitrovicës, luan në garat e Superligës së Serbisë, madje lufton edhe për titull. Klubet nga Serbia futen pa asnjë pengesë apo pa u penguar nga askush në territorin e shtetit tonë. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, si institucion ka reaguar para disa ditëve dhe madje ka kohë që janë ankuar edhe zyrtarisht në EHF. 

Gjasat janë që Gjinovci të shpallet person non grata nga Federata e Hendbollit e Serbisë dhe madje t’i ndalohet kalimi edhe nëpër territor të Serbisë!  Sepse mund të konsiderohet si njeriu që gradualisht po ua prish matematikat serbëve për garat ilegale që zhvillojnë në veri të Mitrovicës, në tokën e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat