Gashi: Shqiponja ka fuqi ta mbrojë titullin

Hendboll

Gashi: Shqiponja ka fuqi ta mbrojë titullin

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2018 Në ora: 13:21
Gashi: Shqiponja ka fuqi ta mbrojë titullin

Në shumicën e klubeve të elitës së hendbollit të Kosovës, ju kushtohet rëndësi e madhe edhe lojtareve të reja, për faktin që llogarisin se do të jenë një bazë e mirë për të ardhmen ose zëvendësuese të denjë për lojtaret me përvojë që mund pensionohen nga loja aktive. Shqiponja nga Gjakova, kampione në fuqi, ka fokusin te talentet e reja dhe që numri i tyre nuk është i vogël, duke iu falënderuar edhe punës në përgjithësi në këtë kolektiv me drejtorin sportiv Skënder Alija.

 Elisa Gashi është një lojtaret e talentuara të Shqiponja, e cila po dëshmon lojëra të mira dhe synimi i saj është ta përsosë edhe më shumë teknikën e lojës. Ajo luan edhe për seniore po ashtu edhe për juniore dhe ndihet krenare që i takon një klubit, ndër më të organizuar në vendin tonë. “Ndihem shumë krenare që jam pjesë e klubit Shqiponja po ashtu edhe krenare qe jemi lidere te tabelës në Supeligën e Kosovës dhe shpresojmë të vazhdojmë edhe më tutje”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Elisa. Hendbollistja ka 16 vjeç, është e gjatë 164 centimetra dhe luan në pozitën e alos. Synimi i saj është me Shqiponjën ta mbrojnë titullin e kampiones dhe të luftojnë edhe për trofeun e Kupës.

Image

Sipas saj, është ndryshe të luash për juniore e ndryshe për seniore: “Sigurisht që për seniore është një ndjenjë tjetër e lojës por si të është nevoja e klubit ashtu veprojmë”. Shqiponja në tri ndeshjet e para ka po aq fitore dhe me 6 pikë prijnë në renditjen e tabelës. “Tre ndeshjet e para kanë qenë të lehta për ne, por shpresa për ta fituar titullin normalisht që është gjithmonë në zemra tona”, tha ajo.  Elisa parashikon dy – tri skuadra si rivale të denjë të Shqiponjës në luftë për titullin e kampiones: “Si kundërshtare për titull e shohim skuadrën nga Istogu dhe nga Vushtrria.

Image

Elisa Gashi e Artiola Dobrunaj

Synimet e mia si lojtare për këtë vit janë të fitojmë prapë titullin e kampionit”.  Dashuria për lojën e hendbollit i ka lindur nga prindi i saj, Bujari, sepse ai një kohë ka qenë futbollist. “Dëshira për të vazhduar me sport kryesisht me hendboll ishte nga babai sepse edhe ai ishte futbollist”, tregon Elisa.  Talentja gjakovare është e kënaqur edhe me kushtet. “Kushtet në klubin e hendbollit Shqiponja janë normalisht të mira dhe jam e kënaqur me to. Nuk është vështirë të luash në dy skuadrat nëse ke dëshirë dhe vullnet, kështu që mund t’i arrish të gjitha. Sepse një gjë të tillë më mundësojnë edhe kushtet edhe përgatitja fizike”, përfundoi Elisa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat