Kabashi: Do të mundohemi t’i befasojmë ukrainasit - Bota Sot
Kabashi: Do të mundohemi t’i befasojmë ukrainasit

Hendboll

Kabashi: Do të mundohemi t’i befasojmë ukrainasit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:27
Ilustrim

Të shtunën e të dielen, Prishtina i luan ndeshjet ndaj skuadrës nga Ukraina, ZNTU-ZAB Zaporozhye. Ndeshja e parë luhet të shtunën nga ora 17:30, kurse e dyta të dielen nga ora 14:00. Të dy takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshjet Prishtina – Zaporozhye luhen në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese, apo Challenge Cup. Prishtina në gara evropiane kthehet pas tri vitesh, ndërsa ka optimizëm të maatur se mund të kalohet skuadra nga Ukraina. Për të rritur gjasat për suksesin e madh, te Prishtina shpresojnë dhe presin të kenë përkrahjen e shikuesve dhe tifozëve.

Prishtina ka përvojë më të gjatë se Zaporozhye në arenën evropiane, por skuadra ukrainase është cilësore dhe kundërshtar shumë i vështirë. Prishtina ka përtërirë ekipin për këtë edicion, por ka një gjeneratë që premton shumë. Natyrisht nuk i mungojnë as lojtarët me përvojë që pritet të bartin barrën kryesore.

“Ekipi ZNTU-ZAB Zaporozhye është shumë i fortë, por do të japim maksimumin dhe do të mundohemi t’i befasojmë ukrainasit”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi.

Te klubi prishtinas kanë bërë të gjitha përgatitjet që dy ndeshjet evropiane të kalojnë si më mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera