Edi Kolgeci shpreson në fitore kundër ZAB Zaporozhyes - Bota Sot
Edi Kolgeci shpreson në fitore kundër ZAB Zaporozhyes

Hendboll

Edi Kolgeci shpreson në fitore kundër ZAB Zaporozhyes

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:54
Edi Kolgeci shpreson në fitore kundër ZAB Zaporozhyes

Klubi i hendbollit Prishtina në çdo aspekt është i përgatitur për ballafaqimin me ZAB Zaporozhye, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve për Challenge League në hendboll (meshkujt). Prishtina si përparësi ka terrenin, kurse kundërshtari cilësinë. Kryetari i KH Prishtina, Edi Kolgeci, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se gjithçka është e gatshme dhe pret një lojë të mirë, po ashtu edhe palestra të jetë e mbushur me shikues, sidomos përkrahje nga tifozët “Plisa”.

“Ndeshjen e shoh tepër të vështirë, përballemi me nënkampionin ukrainas, me shkollë ruse të hendbollit dhe janë superfuqi, kur e marrim parasysh se ne jemi me gjeneratat të reja, kemi një ekip që po e përgatisim për të ardhmen, do të mundohem t’i befasojmë me ndihmën e dashamirëve, ‘Plisave’ dhe qytetarëve. I ftojmë të gjithë hendbolldashësit nga e gjithë Kosova që të jenë të pranishëm në sallë, në përkrahje të ekipit kryeqytetas”, tha Kolgeci. Kryetari i klubit bardhekaltër shpreson në rezultat të mirë.

“Shpresoj në rezultat të mirë, me përkrahjen e publikut, sepse ata janë lojtari ynë shtesë, njëkohësisht të jenë më shumë në ndeshjen e të dielës në orën 14.00. Do të provojmë, të jemi sa më të dinjitetshëm dhe më të mirë, pse edhe mos me fituar.  Besoj se në çdo aspekt jemi të gatshëm, po ashtu do të ketë edhe mysafirë, do të ketë edhe pak program nga DJ. Besoj se ka me qenë salla e mbushur dhe shpresoj në fitore, gjithmonë jam optimist real”, thotë Kolgeci. Nesër në orën 17.30 luhet takimi i parë, kurse të dielën sfida e dytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera