Beba-Aliu, derbi i shqiptareve në Bundesliga III

Hendboll

Beba-Aliu, derbi i shqiptareve në Bundesliga III

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:58
Ilustrim

Bellma Beba kundër Fitore Aliut! Ose një përballja shqiptare në Bundesligën III gjerman në hendboll, gjithsesi që zgjon edhe emocione mes Bebës e Aliut. Beba luan për ekipin e Wurm Mitte, kurse Aliu për SG Kappelwindeck/Steinbach.  Dy skuadra që ballafaqohen të dielën në orën 15.00, në kuadër të Bundesliga III. Një sfidë që parashikohet të jetë e fortë mes dy rivaleve, që secila ka përparësitë e tyre. Beba shprehet se është një emocion i madh për të, sepse takohet me Aliun, që luan edhe për kombëtaren e Kosovës. Synimi i Bebës është që të kthehen me pikë të plota.

Te dyja skuadra janë mirë të përgatitura dhe premtojnë maksimumin. Beba tha se është një kënaqësi kur dy shqiptaret ndeshen njëra me tjetrën për pikë në Bundesliga III. “Në njërën anë është kënaqësi kur në shtetin gjerman luan kundër një shqiptares.

Në fushë pothuajse ndjenja është si me qenë pjesë e një ekipi dyjat, por në anën tjetër dihet që dikush duhet të humb e dikush të fiton, mund të ndodhë edhe barazimi, këto i ka sporti. Ekipi më e mirë le të fiton, por sidoqoftë është kënaqësi ta ndash fushën së bashku me shoqen tënde”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Beba.

A keni emocione sepse jeni vetëm dy shqiptare dhe ku i sheh përparësitë e skuadrës tuaj? “Nuk e di, nuk mund të them asgjë konkretisht! Për herë të parë luajmë dy ekipet kundër njëra - tjetrës. Por jemi mjaft të motivuar, pasi që me ekipet më favorite kemi luajtur me njërën ekip baras dhe me tjetrën humbëm ngushtë, në fakt edhe ishim afër fitores. Luajmë një lojë të shpejt dhe 60 minuta, po ashtu kemi një mbrojtje të fuqishme.

Gjithçka ia lëmë fushës, mos të premtojmë asgjë para kohe, thjeshtë ai që është më i miri le të fiton. Kemi ekip të mirë, luftarake dhe shpresoj se do të kthehem me pikë. Ajo që më gëzon më shumti, që takohem në fushë me Aliun dhe ta shohim se cila do të dalim ballëlarte”, shprehet Beba.  Hendbollistja shqiptare nga Gostivari, që nuk ka më shumë se 28 vjet, luan në pozitën e qendrës, është ndër lojtaret kryesore në ekipin Wurm Mitte. Beba zotohet se është në formë të mirë dhe lutet që të jetë edhe dita e tyre, përkatësisht e diela e 14 tetorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat