Trajnerja që po rritë rivalitetin për titull

Hendboll

Trajnerja që po rritë rivalitetin për titull

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2018 Në ora: 13:17
Vlora Jashari

Gjysma e ligës luftojnë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Shqiponja e Gjakovës, Vushtrria, Istogu, Kastrioti i Ferizajt dhe Prishtina, janë në garë për kreun e tabelës.

Pa dyshim se trajnerja që po e rritë rivalitetin në luftë për titullin e kampionit, është edhe ajo e Kastriotit, Vlora Jashari. Ka kohë që nuk kanë qenë pesë ekipe në garë për kreun e tabelës dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, pa dyshim se do të kemi një ligë më atraktive.

Kastrioti fitoi në Gjilan me rezultat 27:21, duke regjistruar fitoren e tretë me përjashtim që ka një humbje në kampionat dhe aktualisht renditen në vend të katërt me 6 pikë, dy me pak se lideri Shqiponja.

Ish hendbollistja e mirënjohur, Vlora ka një qëllim, që përvojën e saj ta bartë të brezi i ri dhe ta përsosë sa më shumë lojën te lojtaret e saja dhe të vazhdojnë me rezultate të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat