Mikpritje dhe krenari, Abazi zotohet për kualifikim

Hendboll

Mikpritje dhe krenari, Abazi zotohet për kualifikim

Nga: K. Goca Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:19
ryetari i KH Kastriotit, Lulzim Abazi, delegati i ndeshjes Pero Mariq nga Bosnja e Hercegovina dhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës

Kastrioti i Ferizajt triumfoi me rezultat 25:22 kundër skuadrës Tallinn nga Estonia, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Challeng Cup në hendboll (meshkujt). Sfida e dytë apo e kthimit, luhet sonte (19.00) dhe ferizajasit janë në cilësinë e vendasit në palestrën e sportit “Bill Klinton” në Ferizaj.  Mikpritje e ngrohtë për estonezët dhe në anën tjetër krenari të ferizajasit për fitoren. Kryetari i KH Kastriotit, Lulzim Abazi, delegati i ndeshjes Pero Mariq nga Bosnja e Hercegovina dhe Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, pas ndeshjes patën takim miqësorë dhe shkëmbyen mendime të ndryshme. Abazi zotohet se Kastrioti do të kualifikohet në rrethinë e tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat